ENGLISH | SHQIP
 
 
   
 
 
 
  Shikoni drejt të ardhmes, bejini ëndrrat realitet dhe fuqi për të arritur më shumë!
Lexo më tepër se si IMC mund t'ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja.
 
 
 
 
   
  Profili

Ne tek IMC (Korporata e Menaxhimit të Investimeve) mënjanojmë të kushtëzohemi me një treg të vetëm. Preferojmë të jemi fleksibël sepse puna jona udhëhiqet nga ajo çfarë komunitetet kanë nevojë.

Eshtë një pikëvështrim që na ka bërë ne të ndërtojmë dhe krijojmë gjithçka, që nga materialet e ndërtimit, ndërtime civile dhe rrugë deri në zona rezidenciale me kulla shumëkatëshe, rrjete telekomunikacioni, stacione gazi dhe nafte dhe porte detare.

Për çdo punë të re, ne marrim eksperiencën dhe vlerat tona me vete. Ndërtojmë marëdhënie të forta me anë të pagesave të shpejta, praktikave të sigurisë gjatë punës, trajtimeve të ndershme dhe maksimizojmë përfshirjen e nënkontraktorëve lokal dhe komuniteteve lokale.

Përkushtimi Ynë ndaj Përsosmërisë

IMC (Korporata e Menaxhimit të Investimeve) është një kompani kontraktuese me pronësi shqiptare dhe zyra qëndrore në Tiranë, me mbështetës të fuqishëm dhe menaxhim të diversifikuar ndërkombëtar. Ne e konsiderojmë këtë kombinim si çelësin e suksesit tonë.

Ne bëjmë të pamundurën për të patur ecuri projektesh pa vonesa dhe klientë të kënaqur. Në gati 20 vite, nuk kemi dështuar në përmbushjen e asnjë projekti.