OTTO-AL Kompani Ndërtimi & Proçesim Mineralesh është e regjistruar si institucion juridik me anë të vendimit të Gjykatës së Tiranës Prot.Nr.21020 dhe aktualisht është e regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit në Shqipëri.
Kompania jonë e ka filluar aktivitetin e saj me ndërtim infrastrukture dhe civile nën kornizën e projekteve të financuara dhe mbikqyrur nga institucione të huaja në bashkëpunim me autoritetet Shqiptare dhe të implementuara në vënde të ndryshme në Shqipëri.
Punët tona implementohen në bashkërendim me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare që nga projektet e para të realizuara nën standartet e programeve si PHARE, BEI, BERZH dhe Bankës Botërore, të cilat përcaktuan veçoritë e suksesit të kësaj kompanie ndër vite.
Vizitoni www.otto-al.com për informacione më të detajuara. |