Ky projekt konsiston në:
- shfrytëzimin e burimeve argjilore dhe gëlqerore
- ndërtimin e një fabrike çimentoje
- faza e prodhimit për fabrikën e çimentos
Kompania ka në pronësi:
- Leje mjedisore të lëshuara më Nëntor 2007 nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave e Republikës së Shqipërisë
- Leje minerale për një periudhë 99 vjeçare shfrytëzimi nën emrin e partnerit OTTO-AL
- Leje ndërtimi për fabrikë çimentoje akorduar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë në 17 Janar, 2008 (Studim Urbanistik, Leje Ndërtimi në Balldren - Lezhë)
Gjatë 2008-ës, kompania Fassa & Berberi ka filluar implementimin e punëve paraprake për ndërtimin e fabrikës, kryesisht të fokusuar në guroret, rrugët, mobilizim i zonës etj.
Fabrika e çimentos është projektuar të ketë një kapacitet prej 3000 tonësh në ditë. |