Vector sh.a. – një kompani e themeluar në vitin 2010 ka si qëllim ofrimin e sistemeve IT duke programuar programe dhe asistuar në integrim rrjetesh telefonik dhe fibra optik që shërbejnë për transferim të dhënash dhe internet.
Projekti i telekomunikacionit synon:
- Shtrimin e Fibrës Optike (FO) përgjatë hekurudhës ekzistuese shqiptare ( Vektor sh.a. ka aplikuar në ministrite e linjës për leje)
- Lidhja me FO nëndetar me Italinë (disa kompani italiane janë ofruar për implementimin e këtij projekti)
- Lidhja me Valë Radio e territorit shqiptar (Vektor sh.a, zotëron lejen nga entet rregulluratore të bandave të valëve radio)
Kapaciteti Tokësor - Vëndet Fqinje, Ndërkombëtare
VShumica e rrjetit tokësor do të ndërlidhet ndërkombëtarisht nëpërmjet tre pikë-lidhjeve kufitare: Malin e Zi, FYROM dhe Greqinë. Rrjeti tokësor i Vektorit është dizenjuar me teknologjinë më të re optike të rrjeteve për shpejtësi dhe rezistencë duke përfshirë qindra kilometra në mbarë vëndin.
Kapaciteti i Kabllit Nënujor - Lidhje Ndërkombëtare me Italinë
Kapaciteti i Kabllit Nënujor përbëhet nga një sistem Fibër Optike që përshkon detrat Jon - Adriatik, dhe stacione ndalese në Itali. Sistemi është dizenjuar si sistemi me kabllin më ekonomik në rajon dhe ndërtuar me fjalën më të fundit të teknologjisë.
Mbulimi i planifikuar me Fibër Optike në Shqipëri
Tirana, Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Korça, Lezha, Shkodra, Lushnja, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Saranda, Berati.
Vizioni www.vector.al për informacione më të detajuara. |