TIRANA 2 sh.p.k. është një kompani e re zhvillimi dhe real estate krijuar në vitin 2007 me qëllim shërbimin e projektit real estate me të njëjtin emër
Tirana 2.
Projekti Tirana 2 ka si qëllim të jetë pararojë e një koncepti të ri si ajo e një qyteti akademik, zona rezidenciale të sigurta dhe zhvillime komerciale në Tiranë dhe prologun e një perceptimi të ri të objekteve kult që bashkëjetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë. Ky projekt synon të sjellë sebashku industrinë me pakicë, akademinë dhe qeverinë. Në një mënyrë të veçantë kjo zonë duhet të përfaqësojë një pjesë të domosdoshme zhvillimi nën sfidat e politikave për ndryshime të mira të caktuara nga Bashkia e Tiranës. Projekti është në përputhje me master planin e aprovuar nga Bashkia e Tiranës si një zonë multifunksionale, e lokalizuar në veri-perëndim të qëndrës së qytetit, buzë arteries kryesore që lidh aeroportin e ri ndërkombëtar me qëndrën e qytetit. Kjo pronë do të ndërtohet mbi një fushë të gjelbërt në një sipërfaqe prej 24,7 hektarësh. Po ju prezantojmë disa veçori teknike të përgjithshme të këtij projekti:
General figures for the site
- Zona e ndërtimit: 35,22 hektarë nga të cilat 24,7 hektarë fushë e gjelbërt
- Koefiçenti ndërtimit ka një mesatare 22%
- Zonë e mbuluar 78,437 m2
- Sipërfaqja totale e ndërtimit 594,545 m2
- Sipërfaqja e përdorshme rezidenciale 313,013 m2
- Sipërfaqja nëntokësore (në këtë fazë parashikohet vetëm një kat) 128,530 m2
- Sipërfaqja e dyqaneve dhe shërbimeve 68, 110 m2
- Qyteti akademik dhe facilitetet me godina ekzistuese 2,985 + 1,385 m2
- Shkolla dhe kopshte për fëmijë 9,765 m2
- Objekte Kulti 580 m2
- Sipërfaqe e përzier 47,000 m2
- Sipërfaqe me hapësira rekreative 3,400 m2
- Sipërfaqe me fusha sporti 25,190 m2
- Parku qëndror 22,000 m2
- Shatërvane dhe liqene uji 3,400 m2
- Hapësira publike 60,547
- Hapësira të gjelbërta 57,490 m2
- Sipërfaqe rrugore 51,950 m2
- Sipërfaqe këmbësore dhe çiklike 13,565 + 3,100 m2
- Trotuare 29,075 m2
Shkarkoni TIRANA 2 Brochure për informacione më të detajuara. |