Phoenix Petroleum Gas dhe kompania shtetërore Albpetrol sh.a. kanë negociuar dhe lidhur një marrëveshje mbi termat dhe kushtet e zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve dhe gazit në 5 fusha rezervash në jug të Shqipërisë. Marrëveshja përbëhet nga dy faza. Faza e parë (Faza e Vlerësimit për 18 muaj plus 6 muaj), do të sigurojë një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse dhe drejtojë eksperimentimin e teknologjive të avancuara në parcela të veçanta. Faza e dytë (Faza zhvillimi i plotë i fushave me rezerva - me kohëzgjatje deri në 25 vjet) do të zhivllojë fushat me rezerva bazuar në një plan zhivllimi të detajuar.
- Fushat e naftës sipas kësaj marrëveshjeje i përkasin karbonat (2) dhe rezerva gur ranor (3). Nga te gjitha këto fusha nafte rezervat gjeologjike (OOIP) jane vlerësuar ( ish Instituti Shqiptar i Hidrokarbureve) në një total prej 6.3 milion ton naftë, nga të cilat është shfrytëzuar rreth 12.5% e tyre. Për të shfrytëzuar këto depozita në totaj janë shpuar 150 puse vlerësimi dhe prodhimi. Për momentin, këto fusha nafte janë stadin e avancuar tue shfrytëzimit.
- 5 fushat me gaz natyror kanë në total prej 447 milion Nm3 të mbetur në rezervat e verifikuara dhe rreth 3 miliardë Nm3 gazi prej kategorive të mundshme në zonat produktive. Shumë puse eksplorimi, vlerësimi dhe zhvillimi janë shpuar në fushat me gaz natyror. Numri i tyre shkon deri në 300 puse, ndër të cilat më shumë se 220 janë puse gaz prodhuese.
- Mungesa e investimeve se bashku me teknologjinë e vjetëruar, kërkimin e limituar dhe mungesa e shërbimeve të domosdoshme për puset e shfrytëzimit kanë bërë që sot të mos kemi një imazh të qartë të perspektivës zhvilluese të rezervave kryesore të naftës dhe gazit në këto fusha.
Duke përdorur eksperiencën e gjatë në zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Shqipëri, një grup specialistësh lokalë u angazhuan për të vlerësuar mundësitë dhe futjen e teknologjisë së duhur gjatë fazës parapërgatitore të marrëveshjes me qëllim rritjen e prodhimit.
|