ENGLISH | SHQIP
 
 
   
 
 
 
  Shikoni drejt të ardhmes, bejini ëndrrat realitet dhe fuqi për të arritur më shumë!
Lexo më tepër se si IMC mund t'ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja.
 
 
 
 



Sistemi ngarkim/shkarkim
për çimento dhe qymyrguri

Plan i tunelit, një zgjatje në perspektive e fazës 1a, në rast zhvillimit të impianteve të tjera çimentoje dhe komplekse industriale në zonën përreth.

 
 
   
  PORTI RI SHENGJIN

Me këtë emër është aplikuar në ministritë e linjës te Qeverisë Shqiptare për dhënien e konçesionit e portit të ri në Shëngjin dhe miratimi është lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Ndërkohë është nënkontraktuar kompania italiane MEDING për shërbimet e studimit të fizibilitetit, dizajn i detajuar dhe supervizim i ndërtimit të Porti Ri Shëngjin - Lezhë dhe është implementuar faza e parë kërkimeve në zonë për dizajnin e tij. Projekti këshillohet financiarisht nga Deloitte.

Qëllimi është të zhvillohet dhe rritet kapaciteti i portit duke krijuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën dhe godinat si dhe rritjen e efiçencës së shërbimeve portuale, duke pasur parasysh se porti është nyje e rrjeteve dhe komponent i zinxhirit intermodal.

Projekti ka si synim të rrisë efiçencën, konkurrencën dhe kapacitetin e portit të Shëngjinit në terma të:

  • rritjes së kapacitetit duke rritur linjat e kalateve, zonat e terminalit, godinat e terminalit;
  • optimizimit të shërbimeve portuale, përmirësimin e efiçencës në menaxhimin e kargove dhe kapacitetet e tyre;
  • racionalizimit të përdorimit të kalateve dhe zonave të terminalit;
  • rritjes së kapacitetit të rrugëve dhe korridoreve logjistike ndërlidhëse në port;
  • rritjes së cilësisë dhe uljën e kostove në shërbimet portuale;
  • rivlerësimit të rregullave, proçedurave dhe kuadrit ligjor.

Duke konsideruar një plan integrimi për zhvillimin e territorit, një zonë e lirë është parashikuar si rezervë për këtë projekt duke shqyrtuar dhe sfidat e së ardhmes.

Shkarkoni Porti Ri Shëngjin Brochure për informacione më të detajuara.